Vjen reagimi nga anëtar i LDK-së në lidhje me deklaratën e Gjuriqit ndaj Avdullah Hotit e UÇK-së!

  • 22 February 2018 - 17:32
Vjen reagimi nga anëtar i LDK-së në lidhje me deklaratën e Gjuriqit ndaj Avdullah Hotit e UÇK-së!

Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratën se Marko Gjuqriqit, i cili tha se gjenocidi në Kosovës është kryer nga ‘UÇK-ja terroriste’, e cila sipas tij i takon Avdullah Hotit me komandantët e tij.

Gecaj i ka kujtuar Gjuriqit se ka qenë pikërisht shteti më demokratik dhe më i civilizuar botërore që kishte bombarduar Serbinë për 78 ditë.

Postimi i plotë i Gecajt: 

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, paska thënë se gjenocidi në Kosovë është kryer nga ‘UÇK-ja terroriste’, së cilës, siç ka thënë ai, “i takon Avdullah Hoti me komandantët e tij”!

Gjuriq vetëm ka harruar të na tregoj edhe pse atëherë shtetet më demokratike dhe më të civilizuara botërore kishin bombarduar Serbinë për 78 ditë!

(Kosova Sot)