Osmani: "Lufta ndaj korrupsionit do të jetë kushti i radhës për liberalizimin e vizave"

  • 23 February 2018 - 18:17
Osmani:

Sipas Azem Osmanit, kur janë në pyetje njerëzit e korruptuar, që kanë ndikim politik dhe klanor, tani për tani as që vjen në konsideratë hetimi dhe gjykimi i tyre. "Kjo po ndodh për faktin se truri drejtues i institucioneve të drejtësisë udhëhiqet nga njerëzit e dërguar pikërisht prej kastës aktuale politike. E njëjta gjendje është edhe në Prokurorinë Speciale, kompetente me ligj për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këto çështje do të duhej të merrej sidomos tani opozita aktuale, meqë është një opozitë e madhe me numra, por edhe me fuqi të madhe ndikuese politike. Gjendemi në një kohë kur pas ratifikimit të mundshëm të demarkacionit, ndërkombëtarët do ta rrisin presionin për hetimin dhe gjykimin e 'peshqve të mëdhenj'", u shpreh Osmani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)