Abdixhiku pas arritjes së marrëveshjes: Lajm i mirë për Kosovën, fund i viteve të humbura

  • 24 February 2018 - 14:34
Abdixhiku pas arritjes së marrëveshjes: Lajm i mirë për Kosovën, fund i viteve të humbura

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes në mes të partive politike për çështjen e Demarkacionit. Thotë se arritja e konsensusit mbi propozimin e LDK-së i jep fund viteve të humbura.

“Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot. Një falënderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Partia e Isa Mustafës përmes një njoftimi për media, e ka përshëndetur pajtimin e Ramush Haradianjt që raporti i Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues për deputetët kur të votohet demarkacionit. 

Kanë kërkuar, po ashtu, që edhe Vetëvendosje të bëhet pjesë e votimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

(Kosova Sot)