Pallaska e quan marrëveshjen e arritur për demarkacion, turpërimi i një klase të tërë politike 1 orë më parë

  • 24 February 2018 - 16:41
Pallaska e quan marrëveshjen e arritur për demarkacion, turpërimi i një klase të tërë politike 1 orë më parë

Avokati Dastid Pallaska e ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në mes të partive politike për demarkacionin Kosovë – Mal i Zi. Thotë se e njëjta është historike. Por sipas tij, në kuptimin e turpërimit të gjithët politikës kosovare.“Kjo marrëveshje është historike vetëm për nga turpërimi i një klase të tërë politike”, ka shkruar shkurtimisht, Pallaska, në rrjetin social Facebook.Kujtojmë se vendi më në fund pas tre vjetësh pritet të përmbyll njërën nga temat më të zëshme, si pasojë e së cilës përgjatë kësaj kohe ka pasur protesta të mëdha, e kundërshti me gaz e gjësende të ndryshme brenda Parlamentit.
LDK u rrëzua nga Qeveria përmes një mocioni, pasi u fajësua për mosçuarjen tutje të proceseve të mëdha.

(Kosova Sot)