Një deputet thotë se Vetëvendosje dhe Srpska synojnë shkatërrimin e Republikës

  • 25 February 2018 - 13:53
Një deputet thotë se Vetëvendosje dhe Srpska synojnë shkatërrimin e Republikës

Deputeti i partisë Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka thotë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë pasur aleancë të fshehur dhe të dyja synojnë ta shkatërrojnë shtetin e Kosovës. Sipas tij lideri i VV-së dhe Lista Serbe kanë agjendë të njejtë, këto komente Zeka i ka shkruar në Facebook.

“Lista serbe dhe VV bashke. Ne te kaluaren kane pasur aleance te mshefte. Tash ashiqare: vetem keto dy parti luftojne per me shkaterru çdo qelize te shtetit te Kosoves”, shkruan Milaim Zeka.

Më tej ai ka ironizuar me këto dy parti duke thënë se është mirë që edhe Rada Trajkoviç të jetë në një linjë me ta sepse sipas tij “treshja ju ecë më mirë:.

“Po me vjen mire qe te gjithe po e shohin qe lideri i VV-se dhe Lista Serbe kane te njejten axhende. Ju ka mbete edhe Rada Trajkovici te ju bashkohet, sepse treshja ju ece ma mire...!!!”, thotë Zeka.

VV dhe Lista Serbe janë deklaruar publikisht se nuk do të votojnë pro demarkacionit. VV thotë se me këtë marrëveshje Kosova po humb territor. 

Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

(Kosova Sot)