Selakoviq: Lista Serbe do ta votojë demarkacionin - Lajme - Kosova Sot
Selakoviq: Lista Serbe do ta votojë demarkacionin

Selakoviq: Lista Serbe do ta votojë demarkacionin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të mërkurën e dërgoi në Kosovë, njeriun më të besuar të tij, Nikolla Selakoviq.

Sekretari i Presidencës serbe, ishte në fshatin Lapnasellë, për të diskutuar me liderët lokal, për  dialogun të brendshëm në Beograd, karshi Prishtinës.

Ish deputeti i Kosovës, Nenad Rashiq, i tha Selakoviqit, se Lista Serbe do e votojë vijën kufitare Kosovë- Mali i Zi. 

E sipas tij me këtë votim konfirmohen kufijtë shtetëror të Kosovës.

Selakoviq, pati një përgjigje që rrallë herë dëgjohet nga politikanët në pushtet nga Beogradi.

“Kur u përmend demarkacioni me Malin e Zi, mua më erdhi në mendje fakti se me Maqedoninë, kjo është kryer tash e sa vjet. Edhe atëherë dikush e ka përkrahur këtë gjë, ndërsa tani po flitet që të tjerët most a përkrahin. Kjo është e uditshme”, ka thënë Selakoviq.
 
Në këtë takim është përmendur edhe shitja e tokave nga serbët e Kosovës, gjë për të cilën Selakoviq tha se kjo gjë ka ndodhur edhe në kohën sa Serbia ka pasur sovranitet në Kosovë, e lëre më që tashmë nuk ka sovranitet mbi Kosovën.

(Kosova Sot)

3 orë e 53 minuta më parë
24/06/18