Gati vdes, pasi i shtrëngon protezat e dhëmbëve

  • 08 March 2018 - 20:50
Gati vdes, pasi i shtrëngon protezat e dhëmbëve

VAJZA ADOLESHENTE PËRJETOI EDHE DY INFARKTE

Simptomat e dhembjeve mjekët i konsideruan si shenja të gripit

Vetëm një javë pasi që kishte shkuar te dentisti, Leah Kitchen, 15 vjeçe, filloi që të ankohej nga temperatura e lartë, ethet, si dhe dhembja e nyjave dhe muskujve, simptoma të cilat në fillim mjekët i konsideruan si shenja të gripit. E ëma e Leah's, Andrea Kitchen, 42 vjeçe, nga Thorngumbald, Hull, filloi që të shqetësohej kur vajza filloi të harronte dhe të ishte konfuze. Ajo e dërgoi vajzën menjëherë në spital, me dyshim të meningjitit. 

Image

Sa të jetojë duhet të bëjë kontrolle të rregullta te mjeku

Analizat tregonin se Leah vuante nga infeksioni i zemrës, i quajtur endokardit, i cili i shkaktoi asaj dy infarkte të vogla. Mendohet se tërë këto probleme u paraqitën si pasojë e hyrjes së një cope të vogël të metalit, nga protezat e saj, në zemër. Leah u detyrua që të bëjë operacion në zemër të hapur, i cili zgjati 5,5 orë, e më pas të qëndronte edhe tetë javë në spital, ku edhe e festoi ditëlindjen e saj të 15-të. Edhe pse tani ajo gjendet në shtëpi dhe, mund të thuhet se 90% është shëruar, Leah duhet që, sa të jetojë, të bëjë kontrolle të rregullta te mjeku. 

Image

Nëse sëmundja zbulohet me kohë, pacienti nuk vjen në këtë derexhe

Nëna e vajzës thotë se kurrë nuk do t'i kishte shkuar mendja se një gjë e thjeshtë, sikur që është vizita te dentisti, mund të shkaktojë komplikime të këtilla. Ajo kujton me pikëllim edhe momentin kur i ishte dashur të nënshkruante se, nëse vajzës do t'i ndodhte diçka gjatë operacionit, spitali dhe mjekët nuk mbajnë përgjegjësi. Duke dashur që ta rritë vetëdijesimin rreth endokarditit, që është infeksion i mbështjellësit të brendshëm të zemrës, zonja Kitchen thotë se, sipas asaj që i kanë thënë mjekët, një sëmundje e tillë nuk shkaktohet vetëm nga protezat, sikur te ky rast (që është shumë i rrallë), por edhe nga tatuazhi dhe pirsingu. "Nëse sëmundja zbulohet me kohë dhe fillon që të trajtohet, personi nuk vjen deri në këtë derexhe, meqë mjekimi është më efikas", përfundon ajo. 

(Kosova Sot)