Neziraj:Kushti për investime të huaja

  • 09 March 2018 - 22:14
Neziraj:Kushti për investime të huaja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për "Kosova Sot" tha se fusha energjetike është një ndër pengesat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të biznesit, jo vetëm për shkak të ndërprerjeve të shpeshta me energji që po i sjellin dëme biznesit dhe pengesë për investimet e huaja, por për një kohë të gjatë e kanë shpenzuar buxhetin e Kosovës, pra taksat e qytetarëve të varfër të vendit. "Është për t'u përshëndetur veprimi i kryeministrit Haradinaj për ndërtimin e Termocentralit të ri, sepse me këtë rriten kapacitet të reja energjetike për nevojat e brendshme të tregut kosovar, duke marrë parasysh edhe potencialin zhvillimor të vendit. Këto kapacitete duhet të ndërtohen në bashkëpunim të ngushtë me investitorët potencialë, gjithmonë duke ruajtur interesin publik të vendit tonë", vlerësoi ai. "Republika e Kosovës është ndër vendet më të pasura në Evropë me pasuri të thëngjillit dhe në vend, që jo vetëm të plotësojmë nevojat tona me energji elektrike ne kemi potencial që të jemi edhe eksportues të energjisë elektrike që do të kishte për ta përmirësuar dhe ndryshuar raportin eksport - import për Kosovën në mënyrë të ndjeshme dhe do të ishim bërë një vend me një rëndësi dhe faktor i madh në rajon", ka theksuar Neziraj. Sipas tij, pa një stabilitet në fushën energjetike si kusht kryesor për biznes nuk do të ketë investime të huaja në Kosovë.

(Kosova Sot)