Vajza nga Kosova e vetmja përfaqësuese në Konventën e 35’të të studentëve të Evropës

  • 18 March 2018 - 12:52
Vajza nga Kosova e vetmja përfaqësuese në Konventën e 35’të të studentëve të Evropës

E vetmja përfaqësuese nga Kosova, Krenare Cerkini, morri pjesë në Konventën e 35-të Studentore të organizuar nga Unioni i Studentëve të Evropës (ESU)

Krenare Cerkini, nënkryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës si dhe Përgjegjëse për Marrëdhënie me Jashtë e këtij Unioni, qëndroi ne Tallin te Estonise ne Konventen e 35-te Studentore e organizuar nga ESU ( Unioni i Studenteve te Evropes) me titull" Inclusive Student Movement".

Ne kete konvente ishin te pranishem gjithsej 115 perfaqesues nga vende te ndryshme te Evropes. Nder temat qe u diskutuan, pervec atyre qe lidhen me permiresimin e jetes studentore ne Evrope, pranimi i USK-se ne ESU ishte nje nder ceshtjet esenciale ne kete Konvente Studentore. 

"Kosova ka nevoje qe te promovohet, te fitoje mbeshtetje nga vendet e tjera te Evropes dhe ti bind se USK meriton voten e tyre per te qene anetari me I ri i ESU! Duke qene e vetmja perfaqesuese nga Unioni i Studenteve te Kosoves (USK), pata pergjegjesi te madhe mbi supe, mirepo gjate gjithe kohes isha ne bisedime me perfaqesuesit e Unioneve Studentore te cilat do te jene vendimmarrese per pranimin e Kosoves ne ESU dhe se deri me tani kam marre pergjigje mjaft pozitive. USK eshte ne rruge te mire dhe fatmiresisht ka nje te ardhme premtuese drejt integrimit te saj ne ESU", tha Krenare Cerkini.

Nder te tjerash, Cerkini eshte ne bisedime e siper per nje organizim te nje takimi te kryesise udheheqese te ESU-se me USK-ne ne Kosove, e cila sipas Cerkinit, duhet te jete e organizuar sa me mire ngase eshte mundesi ideale qe ti tregojme ESU-se se ne vlejme! 

Gjate qendrimit ne Tallin, Cerkini ka marre shume ftesa per takime nga Unione te ndryshme te Evropes, te cilen Cerkini e konsideron si hap mjaft te rendesishem dhe te suksesshem duke qene se takimi i drejtperdrejte me kryesine e ketyre Unioneve e rrit dukshem mundesine e pranimit te USK-se ne Evropë.

Image

 

(Kosova Sot)