Snajperisti vret luftëtarin “e nivelit të lartë” të ISIS-it me një të shtënë

  • 19 March 2018 - 15:39
Snajperisti vret luftëtarin “e nivelit të lartë” të ISIS-it me një të shtënë

Një snajper i SAS ka vrarë një luftëtar të “nivelit të lartë” të ISIS me një të shtënë që vlerësohet ‘një në një milion’ nga një largësi prej rreth 1500 metrash.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një snajperist i cili ka vrarë terroristin me një “goditje të kokës” afër kufirit sirian, pasi i është dhënë një dritare “në dispozicion” për vetëm 15 sekonda.

Siç raportojnë mediat britanike, ai është një rreshter me S-Squadron SAS dhe një veteran i operacioneve si në Irak dhe Afganistan, ku ai thuhet se ka regjistruar deri në 100 vrasje.

Besohet se ai ka përdorur një pushkë snajperësh McMillan TAC-50 të prodhuar nga SHBA, ndërsa ai kishte në shënjestër fanatikun që po vinte në një shtëpi të sigurt në një fshat afër kufirit sirian.

Snajperisti që vjen nga forcat elitare britanike thuhet se ka qenë pjesë e një lufte kundër terrorizmit në Irak dhe Siri, që mendohet të ketë qenë në veprim që nga fillimi i vitit.

Ai kishte 15 sekonda për të marrë në shënjestër ekstremistin që po dilte nga një makinë.

Burimet kanë thënë se ekstremisti u vra menjëherë pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës.

(Kosova Sot)