Erdogan ndër të parët që telefonoi Putinin për t’i uruar fitoren

  • 19 March 2018 - 17:48
Erdogan ndër të parët që telefonoi Putinin për t’i uruar fitoren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, të cilin e uroi për rizgjedhjen president i Rusisë.

Në njoftimin nga presidenca e Turqisë thuhet se presidenti turk gjatë ka uruar presidentin Putin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Vladimir Putin u fitoi dje mandatin e katërt si President i Rusisë me 70 për qind të votave dhe do të udhëheq shtetin rus edhe për  gjashtë vjet tjera.

(Kosova Sot)