Abazi:Prishtinës i vyen një kryetar tjetër që punon për qytetarin e jo për vete

  • 19 March 2018 - 23:29
Abazi:Prishtinës i vyen një kryetar tjetër që punon për qytetarin e jo për vete

"Shpendi në mandatin e parë ka punuar pak, edhe jemi mashtruar dhe në mandatin e dytë ia dhamë votën, por që prej fillimit të mandatit të dytë po shihet që nuk po i intereson për të punuar asgjë, edhe s'ka bërë asgjë, dhe krejt ato projekte, që i ka nisë e i ka përfunduar më herët Shpendi, duke filluar nga Ujësjellësi, me autobusët e të tjerat. Po e them ashtu edhe pse nuk jam i pozicionuar politikisht, ato kanë qenë të filluara si projekte të Isa Mustafës. Shumë pak është duke punuar, nuk po i intereson asgjë. Prishtinës i vyen një kryetar tjetër që punon për qytetarin e jo për vete, por po më duket që nuk kemi njëherë përnjëherë të tillë kryetar", tha me shpresa ta thyera në të gjitha partitë politike qytetari Hafiz Abazi.

(Kosova Sot)