Ramiz Kelmendi “konsultohet” me Kadri Veselin

  • 21 March 2018 - 12:04
Ramiz Kelmendi “konsultohet” me Kadri Veselin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi i cili dje nuk ishte prezent në Kuvend për shkak të problemeve shëndetësore, sot po merr pjesë në seancë, ani pse para dy ditësh kishte deklaruar se nuk do ta votonte marrëveshjen e demarkacionit.

Ndërsa pauzën e Kuvendit, Kadri Veseli e ka shfrytëzuar për tu takuar më afër me Kelmendin.

Ata janë përqafuar, madje edhe pozuan për fotografi, pas një konsultimi mes vete.

(Kosova Sot)