Veseli: Seanca vazhdon, Brovina e Kelmendi janë në gjendje të rëndë pas hedhjes së gazit!

  • 21 March 2018 - 15:15
Veseli: Seanca vazhdon, Brovina e Kelmendi janë në gjendje të rëndë pas hedhjes së gazit!

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryesia ka marrë vendim për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli tha se Flora Brovina e Ramiz Kelmendi janë në gjendje të rëndë pas hedhjes së gazit nga deputetët e VV-së.

Për dy herë radhazi Kuvendi ka dështuar të hedh në votim marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së.

(Kosova Sot)