Haradinaj: Tash është koha të na i heqin vizat

  • 21 March 2018 - 19:21
Haradinaj: Tash është koha të na i heqin vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë deklaratën e parë menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit. Thotë se tash është koha të hiqen edhe vizat

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës.

E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë.

(Kosova Sot)