Pas kalimit të Demarkacionit, reagon Grupi i Deputetëve të Pavarur

  • 21 March 2018 - 19:40
Pas kalimit të Demarkacionit, reagon Grupi i Deputetëve të Pavarur

Deputeti i Grupit të Pavarur Parlamentar, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kuvendi ka vazhduar koncesionimi dhe falja e tokave të Kosovës, duke iu referuar ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Sot kuvendi I Kosovës vendosi që të vazhdojë me koncesione për shkak të paditurisë dhe papërgjegjësisë së presidentit Thaçi, që për shumë vjet po falin territor e po zhvasin. Kjo marrëveshje është e dëmshme, dhe ne e kemi thënë gjithë kohën, por presioni e ka bërë të veten. Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk ka votuar për këtë marrëveshje. Po e potencojë, duhet të përfundojë politika e faljes së tokës dhe koncesioneve”, ka thënë ai.

 

(Kosova Sot)