Bora e pranverës krijon kaos në Prishtinë, Shpend Ahmeti në gjumë dimëror (FOTO)

  • 22 March 2018 - 10:11
Bora e pranverës krijon kaos në Prishtinë, Shpend Ahmeti në gjumë dimëror (FOTO)

Bora që vazhdon të bie, ka zënë në ‘befasi’ Komunën e Prishtinës, rrugët e të cilës janë të mbushura me akull e borë.

Jo vetëm rrugët dytësore, por Prishtina është në kaos edhe në rrugët kryesore të qendrës, pasi as nuk është hequr bora e as nuk është hedhur kripë

Pamundësia për të qarkulluar si duhet, ka shkaktuar kolona të gjata në rrugët e qendrës, gjë që ka bërë që edhe Policia ta marrë me shqetësim. Ata janë parë në rrugë me drita sinjalizuese, teksa mundohen të informojnë qytetarët.

Ndërkohë, bora e pranverës nuk e ka përfshirë vetëm Kosovën. Acari nëpër shtetet evropiane ka qenë sinjal se mot i tillë e pret edhe atë.

E derisa qytetarët hasin në vështirësi, Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti, kanë rënë gjumë të thellë dimëror.

"Kosova Sot Online", ju sjell pamje, nga rrugët e Kryeqytetit:

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot)