Aktakuzë ndaj ish-presidentit Sarkozy

  • 22 March 2018 - 11:49
Aktakuzë ndaj ish-presidentit Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, zyrtarisht është duke u hetuar nën dyshimin se ka pranuar fonde për kampanjë nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gadaffi

Hetimet ndaj tij po bëhen vetëm dy ditë pasi Sarkozy është marrë në pyetje në kryeqytetin francez.

Gjyqtarët po hetojnë për fushatën e tij të vitit 2007, përderisa fjala është për 50 milionë euro të përdorura. Sarkozy vazhdimisht ka mohuar akuzat ndaj tij. 63-vjeçari ishte president i Francës në vitet 2007-2012.

(Kosova Sot)