Mulliqi:Nuk ka liberalizim vizash, pa e luftuar krimin dhe korrupsionin

  • 22 March 2018 - 11:57
Mulliqi:Nuk ka liberalizim vizash, pa e luftuar krimin dhe korrupsionin
Analisti Skënder Mulliqi, për gazetën "Kosova Sot", tha se jemi dëshmitarë se krimi dhe korrupsioni nuk po luftohen sa duhet. "Shembulli më i mirë i kësaj janë edhe moszbardhja e rasteve të vjedhjeve që u bënë para shumë vjetësh në dhomat e dëshmive në Prishtinë dhe në Pejë, që është precedent i llojit të vet", theksoi ai. "Aty ku vërshojnë dukuritë negative nuk ka as siguri të nevojshme , mungojnë edhe liritë elementare njerëzore. Përfitimet personale kanë bërë që Kosova të varfërohet, kanë bërë që rinia ta braktisë atdheun, kanë bërë që mos të kemi zhvillim ekonomik të duhur të ecurive ekonomike, natyrisht duke mos i përjashtuar këtu krizat e vazhdueshme politike dhe krizat institucionale", ka vlerësuar më tutje Mulliqi. "Mosluftimi i korrupsionit ka bërë që Kosova të izolohet, që Evropa e bashkuar si synim i shqiptarëve të jetë gjithnjë e më larg. Pa u ulur në suaza të normalitetit krimi, e veçmas korrupsioni, nuk do të kemi mirëqenie dhe zhvillim dhe as nuk do të kemi liberalizim të vizave, siç po proklamojnë kjo klasë politike, se nëse bëhet ratifikimi i demarkimit të vijës kufitare me Mal të Zi, do të udhëtojmë pa viza në Evropë. Ky është më shumë mashtrim optik që po i bëhet qytetarit tonë", potencoi ai. Sipas Mulliqit, kushti kryesor nga BE-ja është luftimi i krimit dhe korrupsionit