Si të shpëtoni nga përndjekja e "Facebook"-ut

  • 23 March 2018 - 18:34
Si të shpëtoni nga përndjekja e

ME QËLLIM TË MBROJTJES SË TË DHËNAVE PRIVATE

Duhet fshirë çdo aplikacion në mënyrë manuale, nëse doni që të jeni të sigurt nga vjedhja e të dhënave 

Skandali më i fundit i "Facebook"-ut ka bërë shumë përdorues që të pyeten se a duhet, thjesht, ta fshijnë profilin e tyre në këtë rrjet social, me qëllim të mbrojtjes së të dhënave të tyre private. Por, kjo mund të mos mjaftojë që të jeni tërësisht të mbrojtur nga "Facebook", reklamuesit e tij dhe, të ashtuquajturit, "aplikacione vampire". "Facebook" përdorë pjesë të kodeve - ku përfshihen "tag"-et, pikselët dhe "cookies" - për të mbledhë informata dhe për ta ndërtuar një profil të vetes digjitale të tuajën - edhe nëse nuk keni llogari në këtë rrjet social. Ai po ashtu ua mundëson mijëra 'aplikacioneve të treta vampire' që të kyçen në këtë rrjet social dhe të marrin të dhëna nga përdoruesit e tij. Si rezultat i kësaj, shumë njerëz janë duke u përcaktuar për të fshirë në mënyrë manuale lejet e dhëna më parë ndaj aplikacioneve individuale, gjë që është një proces i cili kërkon kohë. Megjithatë, mbetet e paqartë se a e lejon një gjë e tillë marrjen e të dhë- nave që i kanë ndarë me palët e treta. Kjo d.m.th se aplikacionet e palës së tretë mund të kenë edhe më tej mjaft të dhëna për ta bërë një profil digjital tuajin, edhe nëse keni pushuar së përdoruri ato. 

Aplikacioni 'plugin'

Në ndërkohë, shefi ekzekutiv i kompanisë "FB", Mark Zuckerberg, ka pranuar se 'Facebook' ka bërë gabime, të cilat kanë çuar deri te shkelja e privatësisë nga kompania 'Cambridge Analytica'. 'Facebook' përdor një strategji reklamuese të quajtur 'Facebook Audience Network' për të promovuar reklama, të përshtatshme me preferencat tuaja të surfimit në internet. Kjo d.m.th. se brendet mund të drejtojnë mesazhet reklamuese drejt jush, varësisht nga interesat tuaja edhe kur nuk jeni në atë sajt, me anë të aplikacioneve të kompanive tjera dhe të uebsajteve mobile. Ato mund të mbledhin informata duke filluar nga adresa juaj IP në ueb sajtet që i keni vizituar; koha që keni qëndruar në një ueb sajt dhe, renditjen e faqeve që keni hapur. "Facebook" mund ta përdorë këtë informatë për të ndjekur aktivitetet tuaja në ueb sajte të ndryshme, duke marrë informata në lidhje me atë se ku gjendeni, çfarë grupmoshe i takoni, cila është gjinia dhe interesat tuaja, etj. Por, "FB" nuk është kompania e vetme që përdorë reklamimin e targetuar dhe, shumë prej atyre që e përdorin një gjë të tillë, si p.sh. "Google" dhe "Apple", thonë se e bëjnë një gjë të tillë për të siguruar se, reklamat që i shihni online, janë interesant për ju. Duke bashkuar profilin tuaj në 'Facebook' me aplikacionet 'plugin' të palës së tretë në rrjetet sociale, ju zakonisht lejoni ato që të kenë qasje në të dhënat tuaja. Këtu përfshihet emri juaj, piktura e profilit, gjinia, rrjetet, emri i përdoruesit dhe ID.

Si të siguroheni që 'Facebook' të mos ju përcjell online

Pjesë të cilat e bëjnë 'Facebook'-un dhe 'Google'-in aq të vlefshme, është fakti që ato mbikëqyrin një sasi enorme të të dhënave të përdoruesve, të cilat mund të jenë tepër të dobishme për brendet e ndryshme. Por, për fat të mirë, ekzistojnë disa hapa të cilët mund t'i ndërmerrni për të parandaluar një gjë të tillë. Kjo mund të arrihet me anë të rregullimeve (setting) të softuerit në pajisjen tuaj, apo duke kontaktuar numrin e OJQ-ve që imponojnë praktika të përgjegjshme të privatë- sisë. Kur flitet për aplikacionet vampir, heqja e lejes është mënyra më efektive për t'u siguruar se ato më nuk janë në gjendje të mbledhin informata, edhe pse një gjë e tillë kërkon kohë. Nëse posedoni 'iPhone' ose 'iPad', hapat që duhet të ndërmerrni për të bllokuar reklamat e targetuara, janë të thjeshtë. Shkoni në 'Settings', pastaj prekni 'Privacy' dhe më pas klikoni në 'Advertising'. Nga aty shkoni te butoni 'Limit Ad Tracking'. Nëse internetit i qaseni nga 'Google Chrome', shkoni te 'Settings', e më pas te 'Show advanced settings' dhe te 'Privacy'. Në fund, klikoni në 'Send a do not track request with your browsing traffic.' 

(Kosova Sot)