Reagon Gjuriq: Shqiptarët s'mund të më ndalin,nesër jam në Mitrovicë

  • 23 March 2018 - 19:48
Reagon Gjuriq: Shqiptarët s'mund të më ndalin,nesër jam në Mitrovicë

Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po planifikon të vizitojë Kosovë. Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës po thotë si Gjuriqit i është ndaluar hyrja. Ai ka reaguar duke thënë se askush nuk mund ta ndalë për të shkuar në Mitrovicë.

“Do të shkoj t'i drejtohem popullit tim", kjo është deklaratë e fundit që ka dhënë  drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili pritet që të vizitoj Mitrovicën.

Këtë reagim Gjuriq e ka bërë pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë me dije se Gjuriqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë.

“Kërkesa për vizitë i refuzohet Gjuriq dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave që Gjuriq ka dhënë e  të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe  në vazhdimësi ka dhënë deklarata që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes dyja vendeve”, kanë bërë me dije në MPJ.

Marko Gjuriq, po planifikon që mesazhet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për “problemet që i ka Serbia me ndërkombëtarët për pavarësinë e Kosovës” t’i sjell tek serbët e Kosovës por me një propagandë agresive për t’i mbajtur ata me shpresë se Serbia po kujdeset për ta.

(Kosova Sot)