Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Puigdemont shmang arrestimin në Finlandë

  • 24 March 2018 - 20:54
Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Puigdemont shmang arrestimin në Finlandë

Kreu i separatistëve Carles Puigdemont u largua nga Finlanda përpara se autoritetet të mund të vepronin mbi një urdhër arresti spanjoll, thotë një deputet finlandez, raporton BBC.

Urdhër arresti u lëshua të premten, një ditë pasi Puigdemont mbërriti në Finlandë, ndërsa të shtunën u largua.

Ish-udhëheqësi katalanas që prej tetorit të kaluar ku u mbajt referendumi për shkëputjen nga Spanja ka jetuar në Belgjikë.

E përditshmja finlandeze "Helsingin Sanomat" citoi një zyrtar nga Byroja Kombëtare e Hetimeve të thoshte se autoritetet nuk ishin në dijeni për vendndodhjen e z. Puigdemont.

Tensionet në Katalonjës janë shumë të larta dhe udhëheqësit e saj separatistë kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Ndërkohë të premte mbrëma pati protesta të dhunshme në Katalonjë, ku protestuesit u përleshën me policinë pasi Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi që 25 udhëheqësit katalanas duhet të gjykoheshin për rebelim, përvetësim ose mosbindje ndaj shtetit.

Dënimet për ta  mund të rezultojnë deri në 30 vjet burg, por të gjithë mohojnë akuzat.

(Kosova Sot)