Haziri:Kosova s'ka për të prekur procese pozitive

  • 19 April 2018 - 15:05
Haziri:Kosova s'ka për të prekur procese pozitive

Analisti politik, Arsim Haziri tha për " Kosova Sot" se në një institucion ku mungon profesionalizmi menjëherë nënkupton për një politizim kolosal, pasi ai në vete përfshin njerëz të dobët, por të dëgjueshëm politikisht. "Është pikërisht kjo mendësi që akoma po i mban në pushtet, dhe përderisa ka shpërputhje mes pozicionit dhe ushtruesit të saj, Kosova s'ka për të prekur procese pozitive. Pavarësia profesionale, përfshirë edhe administratën publike, rregullohet ose do të jetë në shërbim të qytetarë vetëm kur vendin e politikës ose udhëheqësisë e zë tjetër mendësi", theksoi Haziri.

(Kosova Sot)