Merr fund epoka ? Castros, zgjidhet presidenti i ri i Kubës

  • 19 April 2018 - 16:33
Merr fund epoka ? Castros, zgjidhet presidenti i ri i Kubës

Miguel Diaz-Canel u zgjodh pasardhës i Raul Castros. Ai është tani presidenti i ri i zgjedhur në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare të enjten.

57-vjeçari, anëtar dhe zëvendëspresident i Partisë Komuniste të Kubës, ka pasur postin e sekretarit të parë të partisë në provincën e Villa Clara dhe Holguin.

Kuba tani ka një president të ri dhe pas më shumë se  40 vjetësh për herë të parë mbiemri i një presidenti nuk është Castro.

(Kosova Sot)