Krasniqi:Reagimi i presidentit nuk është i bazuar në leximin e saktë

  • 19 April 2018 - 18:51
Krasniqi:Reagimi i presidentit nuk është i bazuar në leximin e saktë

"Konsideroj se Raporti i fundit i Progresit apo raporti i vendit, siç quhet, reflekton në mënyrë të saktë realitetin dhe atë se sa kanë punuar institucionet e Kosovës në zbatimin e detyrave që ndërlidhen me agjendën evropiane. Do të thotë që Qeveria e Kosovës e ka të qartë, ka disa dokumente shumë të rëndësishme strategjike, sikur që është agjenda e reformave evropiane, si dhe MSA-ja, në të cilën janë të përcaktuara qartë detyrat dhe obligimet në të gjitha fushat në të cilat ka të bëjë me zbatimin e MSA-së dhe ERA-s dhe konsidero se lufta e brendshme politike, konstelacioni i forcave politike, polarizimi i madh ka ndikuar që agjenda evropiane të ngecë", tha Lulëzim Krasniqi, që është edhe njohës i agjendës së integrimeve evropiane. Ai nuk i jep aspak të drejtë mënyrës se si ka reaguar presidenti i vendit ndaj të gjeturave në këtë raport."Konsideroj se reagimi i presidentit nuk është i bazuar në leximin e saktë të Raportit të Progresit. Raporti i Progresit është një raport, i cili në mënyrë goxha empirike e matë zbatueshmërinë e detyrave dhe obligimeve që i kemi përmes MSA-së, ne kemi një plan kombëtar të zbatimit të MSA-së, e kemi Agjendën e Reformave Evropiane - ERA, si dy dokumente të rëndësishme strategjike, të cilat Qeveria e Kosovës duhet t'i implementojë me prioritet. Pjesë e rëndësishme të këtyre dokumenteve janë të përfshira në planin legjislativ të Parlamentit të Republikës së Kosovës, i cili, siç e dimë të gjithë, për shkak të polarizimeve politike, situatës së komplikuar, nuk është realizuar në masën e duhur, apo të themi është realizuar në masën minimale dhe ne pastaj çuditemi pse në raportin e vendit - Progresit të BE-së, këto janë evidentuar si dështime", tha Krasniqi për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)