Deda: Kryeministri dhe kabineti qeveritar mungojnë në seanca, rrinë nëpër shpija

  • 20 April 2018 - 14:29
Deda: Kryeministri dhe kabineti qeveritar mungojnë në seanca, rrinë nëpër shpija

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me Raportin e Progresit, ka thënë se kryeministri dhe kabineti qeveritar rrinë nëpër shpija dhe vijnë për të dhënë llogari në Kuvend.

“Raporti i Progresit e godet këtë realitet të sotit, kur na nuk e kemi kryeministrin edhe shumicën e kabinetit qeveritar këtu, kjo është kritika e raportit të Progresit ndër të tjera”, tha Deda. 

“Ku janë, nshpi janë, nuk vinë me dhan llogari para kuvendit, ku është Kuvendi? Kuvendi nuk e mbikëqyr qeverinë, për shkak të kulturës politike”, vazhdoi Deda.

Ai tha se Kosova ka elemente të kapjes së shtetit, ka bërë thirrje që të mirren masa për çkapje.

“Ckapjen nuk do ta bëjë qeveria që i ka 52 deputetë do ta bëjë një qeveri e ardhshme”, tha ai.

(Kosova Sot)