Mattis: Optimist për suksesin e negociatave me Korenë e Veriut

  • 23 April 2018 - 22:58
Mattis: Optimist për suksesin e negociatave me Korenë e Veriut

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sheh arsye për të qenë optimist për përfundimin me negociatave me Korenë e Veriut pas njoftimeve të drejtuesit koreano-verior për braktisjen e testimit të raketave dhe bombës atomike.

“Në këto momente, mendoj se ka shumë arsye për të qenë optimist për faktin se negociatat do të jenë të sukseshme”, deklaroi Mattis, i cili priti sot ministrin tajlandez të Mbrojtjes, Prawit Wongsuwan.

Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe të raketave ndërkontinentale si dhe mbylljen e qendrës së provave bërthamore, që ka përmbushur misionin e saj.

(Kosova Sot)