Dushan Janjiq: Gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd

  • 24 April 2018 - 15:48
Dushan Janjiq: Gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd

Për Kryeministrin Ramush Haradinaj po diskutohet ende në Serbi, pasi dha një intervistë për mediat e atjeshme. Analisti i njohur serb Dushan Janjiq, në një paraqitje për Happy Tv, televizion që ka interevistuar Haradinajn, para disa ditësh, ka zbuluar detaje për gjyshin e Kryeministrit të Kosovës.

Janjiq, në emisionin ku ka marrë pjesë edhe kreu i radikalëve Vojisllav Sheshel, ka thënë se gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd, në varrezat e myslimaënëve.

„Gjyshi i tij ka vdekur në Beograd, është i varrosur në varrezat e myslimanëve afër, beogradit të ri. Ai ka qenë i afërt me mbretërinë. Është një familje që e ka pasur vendin e saj në Mbretërinë e Jugosllavisë“ ka thënë Janjiq.

Ndërsa, Janjiq ka thënë se edhe gjyshi i tij është i varrosur në Kosovë dhe se këtë cështje e ka biseduar me Haradinaj i cili sipas Janjiq ka dashur t'i tërheq eshtrat e gjyshit nga Beogradi.

„Gjyshi im ka qenë oficer i xhandarmërisë dhe është i varrosur afër Manastirit të Deçanit dhe unë kam pyetur rreth procedurës se nuk e kam ditur . Ai ka dashur t'i tërheq eshtrat e gjyshit të tij ...Unë kam dashur nga ai garanci që pushteti komunal në Deçan t'i restaurojë varrezat ku është i varrosur gjyshi im, unë nuk e lëvizi gjyshin nga Kosova ...rreth kësaj kemi folur“

Por a e keni bërë, e ka pyetur gazetari analistin Janjiq.

„Nuk kemi mundur atë(Haradinajn), e kanë burgosur dy hereë, herën e fundit i ndihmoi edhe Thaçi edhe dikush tjetër që t'i japin famë për zgjedhje në Francë . Ai ka ndikuar te pushteti komunal që varrezat të restaurohen sepse kjo është turp“

Ndërkohë, radikali Vojisllav Sheshl është interesuar për të mësuar më shumë se ku ndodhet varri i gjyshit të Ramush Haradinajt

E Janjiq ka thënë se Haradinaj do t'i kthej eshtrat e gjyshit në Deçan.

„Gjyshi i Ramushit ende është në Beograd dhe mendoj se duke iu falënderuar eëmisioni tënd ai do t'a dalë ta kthej gjyshin“ ka thënë ai

 

(Kosova Sot)