Nehat Thaçi merr drejtimin e Shërbimit Korrektues

  • 27 April 2018 - 10:31
Nehat Thaçi merr drejtimin e Shërbimit Korrektues

Nehat Thaçi për tri vjet do të jetë drejtor i Shërbimit Korrektues, duke pasuar Sokol Zogajn

Kjo pasi Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e tij. Ministri i Administratës Publik (MAP), Mahir Yagcilar, tha se për këtë pozitë në garë kanë qenë 11 persona.

Tre të rekomanduarit kanë qenë Nehat Thaçi, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi.

“MAP ka shpallur konkursin më 7 dhjetor 2017 dhe është formuar komisioni për vlerësimin e kritereve. Për pozitën komision ka vlerësuar 11 aplikacione, 5 janë selektuar për listë të ngushtë”.

“Me 7 dhe 8 mars 2018 janë mbajtur intervistat me gojë. Tre janë propozuar pas intervistës me gojë. Nehat Thaqi, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi”.

 

(Kosova Sot)