Haziri: Kosova, është vend që nuk ofron kushte të dinjitetshme për jetesë

  • 20 May 2018 - 14:10
Haziri: Kosova, është vend që nuk ofron kushte të dinjitetshme për jetesë

Analisti politik Arsim Haziri tha për gazetën " Kosova Sot", se Kosova, fatkeqësisht, është vend që nuk ofron kushte të dinjitetshme për jetesë. "Sot, gjithë kuadrot, nëpër të gjitha sferat, mundësinë për perspektivë jetësore nuk e shohin, dhe nga kjo gjendje, rrugë drejt braktisjes së këtij vendi e shohin Perëndimin", theksoi ai. "Në Kosovë, kulturë pune është bërë padrejtësia dhe kriminaliteti, sot kjo metodologji ka prodhuar efekte pozitive për politikanë dhe kësisoj nuk eliminohet për të qenë ose për të pasur hapa produktivë. Çështja e heqjes së vizave, përgjatë gjithë kohës, është përdorur vetëm për poenë politikë ose siç njihet për të fuqizuar kapitalin politik, jo edhe siç janë shprehur medialisht. Kosova përbën modelin e një shteti joserioz e të identifikueshëm me probleme bazike dhe kur është kjo konsideratë për stabilitetin e brendshëm, atëherë bëhet e pamundur ose janë të gjitha arsyet që qytetarët e saj të mos jenë brenda zonës së lirë të lëvizjes", ka shtuar Haziri. 

 

 

(Kosova Sot)