Bukuroshja e fjetur fle deri në 20 orë në ditë

  • 20 May 2018 - 17:29
Bukuroshja e fjetur fle deri në 20 orë në ditë

ADOLESHENTJA VUAN NGA NJË FORMË E RËNDË E EPILEPSISË

Emily Rowland, 16 vjeçe, nga Gjeorgjia e SHBA-së, vuan nga epilepsia e gjeneralizuar pa ngërçe, gjë që d.m.th. se ajo ka një letargji ekstreme, si dhe dhembje koke, vjellje dhe marramendje. Kjo adoleshente, e cila ka filluar që të quhet edhe "Bukuroshja e fjetur" nga i dashuri i saj, në disa raste mund të flejë me ditë të tëra, gjë që i detyron prindërit e saj që ta dërgojnë në spital, për ta ushqyer artificialisht.

Emily ka zhvilluar një formë të demencës

Emily ka qenë e detyruar që ta braktisë shkollën, si dhe konkurset e bukurisë, rreth dy vjet e gjysmë më parë, si pasojë e sëmundjes, kështu që e ëma e saj, Brandi, tani përkujdeset për të 24 orë në ditë. Ajo që është edhe më tragjike, Emily ka zhvilluar një formë të demencës, si pasojë e epilepsisë. Familjarët e saj, që jetojnë në Uorner Robins, shpresojnë që të mbledhin 25,000 dollarë për të paguar për Emily-n, e cila si pasojë e sëmundjes, disa herë ka rënë në gjendje kome. 

Sëmundja ka bërë që vajza të humbë shoqërinë

Me këto para, ata duan që asaj t'ia blejnë pajisjen që stimulon nervin vagës, që do t'i implantohet në gjoks, e e cila mendohet se do t'i ndihmojë asaj. Edhe pse sëmundja ka bërë që vajza të humbë shoqërinë, i dashuri i saj, IV Hickam, 17 vjeç, ka qëndruar pranë saj dhe e ka marrë në mbrëmjen e maturës. Ai edhe ka qenë personi i cili ia ka lënë asaj nofkën "Bukuroshja e fjetur". Kur kishte qenë më e vogël, Emily ankohej për dhembje të hatashme të kokës. Pastaj filloi që të ishte e përgjumur dhe arriti në gjendjen në të cilën është sot. 

 

(Kosova Sot)