Çifti nga Fieri bën namin duke mashtruar, përfitojnë 200 mijë euro

  • 22 May 2018 - 11:16
Çifti nga Fieri bën namin duke mashtruar, përfitojnë 200 mijë euro

Një çift nga Fier është vënë në pranga ditën e sotme pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim.

Fisnik dhe Migena Kajolli mësohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Ka qenë gjykata e Shkallës së parë Fier, që ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Mashtrimi" dhe "Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

(Kosova Sot)