Thaçi në Budvë, flitet për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor

  • 22 May 2018 - 11:52
Thaçi në Budvë, flitet për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka arritur në Budvë, ku është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Milo Gjukanoviq.

"Sapo arrita në Budvë, ku do të jem pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë „?? be Secure“ (2BS), organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi.

Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor", shkruan Thaçi.

Presidenti thotë se Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin. 

(Kosova Sot)