Haziri: Mungesë e perspektivës

  • 22 May 2018 - 12:07
Haziri: Mungesë e perspektivës

 Analisti politik Arsim Haziri për "Kosova Sot" tha se familja evropiane do të duhej të tregohej qysh herët mrigoroze dhe kushtëzuese ndaj politikës së Ballkanit Perëndimor, e cila shkon në shpërputhje me vlerat produktive, të cilat i ka kultivuar BE-ja.

"Kosova, vendi me pavarësinë më të re, fatkeqësisht përballet me mungesë perspektive të përgjithshme dhe kjo agjendë është shtyrë nga disa liderë, të cilët edhe masivisht janë mbështetur nga vetë BE-ja", u shpreh ai "BE-ja ka qenë dashur të ushtrojë tjera rregulla e presione, në mënyrë që Kosova të mos identifikohet si vend i krijimit të akteve negative. Kjo linjë, pra negative, ka gjetur vend edhe në Serbi e Maqedoni, të cilat gjithnjë e më tej kanë aplikuar politika diskriminuese dhe seleksionuese në kontekstin fetar. Madje tek shteti fqinj, Serbia, BE-ja gjithnjë pothuajse në mënyrë të vetëdijshme ka përkrahur politikën e saj fashiste, madje Kosovën është duke e përdorur si mundësi për avancimin e Serbisë", vlerësoi Haziri

. "Krejt çka konsideroj në relacion me BE-në është trajtimi i gjithë shteteve të Ballkanit në mënyrë të barabartë, pasi vetë themelimi i saj konsiston në barazi dhe liri, duke mos iu nënshtruar asnjëherë cenimit", vijoi më tej ai. Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, juristi Blerim Burjani, për gazetën'Kosova Sot", tha se nuk ka parti që udhëheq në Kosovë si duhet dhe në pajtim me rregullat e demokracisë, ky sundim partiak me elemente kriminale ka sjellë në mënyrë të konsiderueshme probleme në të gjithë sektorët shtetërorë, duke filluar nga sundimi anarkik dhe zhvatja e buxhetit. "BE-ja nuk mund të ndërhyjë në vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të përcaktuar udhëheqjen e as për të orientuar elektoratin, ngase kjo është një e drejtë ekskluzive e qytetarëve të Kosovës që nuk janë të vetëdijshëm së çfarë të bëjnë, ngase me këtë klasë politike kriminale dhe anarkike nuk shkohet përpara dhe Kosova ka probleme të mëdha në integrim në BE", theksoi ai.

(Kosova Sot)