Gruaja e sëmurë nga zemra që pësoi dy vdekje klinike merret me bodibilldin (Foto)

  • 22 May 2018 - 18:51
Gruaja e sëmurë nga zemra që pësoi dy vdekje klinike merret me bodibilldin (Foto)

27-VJEÇJA KA LINDUR ME TRI VRIMA NË ZEMËR

Një grua, e cila iu është nënshtruar katër operacioneve 'në zemër të hapur' dhe, në dy prej tyre përjetoi edhe vdekje klinike, ka vendosur që të mos iu bindet këshillave të mjekëve, duke u bërë bodibilldere profesionale. Samantha Gallier, e njohur si Sammi, 27 vjeçe nga ishulli anglez Uajt, ka lindur me tri vrima në zemër, me ngushtim të aortës, të venës pulmonare dhe me një defekt në valvulin e zemrës. 

Fëmijëria e saj ishte karakterizuar nga operacionet dhe qëndrimet në spital

Gjatë dy prej katër operacioneve të zemrës, sa ka bërë, Sammi ka përjetuar vdekjen klinike për dy minuta, secilën herë, me ç'rast u kthye në jetë me anë të defibrilatorit. Marrja me bodibillding është shumë e rrezikshme për Sammin, por ajo thotë se i di kufijtë e saj. Ajo përpiqet që të ushtrojë katër deri pesë herë në javë, por mjekët kanë vënë kufirin e peshës që ajo mund të ngritë, meqë mbetën të tmerruar kur panë se ajo ngrinte pesha deri në 70 kg. Në vend të kësaj, mjekët i thanë se mund të ngrinte vetëm deri në 5 kile peshë. Pas lindjes, problemet shëndetë- sore të Sammi't nuk ishin vërejtur, derisa asaj i kishte rënë të fikët në krahët e nënës së saj, dhjetë ditë pas lindjes. Fëmijëria e saj ishte karakterizuar nga operacionet dhe qëndrimet në spital, të cilat ia penguan shkollimin dhe ia pamundësuan që ta bënte një jetë sikur të moshatarëve të saj. Defektet në zemër ia pamundësuan edhe marrjen me çdo lloj të sportit. 

"Njerëzit vazhdimisht kanë pasur dyshime në mua"

Por, pas katër operacioneve në zemër, kur gjendja iu stabilizua goxha shumë, tash e pesë vjet ajo merret me bodibillding, pasi që burri i saj, Tom, e inkurajoi atë që të provonte. Përkundër të gjitha peripecive, Sammi mori pjesë në një garë të bodibilldingut në vitin 2017, bashkë me shumë të tjerë, të cilët kurrë nuk do të mund ta merrnin me mend të përjetonin atë që kishte përjetuar Sammi. 'Qëllimi im tani është që të bëj edhe ca muskuj dhe të garoj përsëri. Njerëzit vazhdimisht kanë pasur dyshime në mua, por unë vazhdimisht i kam demantuar ata', thotë ajo. 

 

Image

 

(Kosova Sot)