Kelmendi:Lëndët e korrupsionit janë lëndët që më së shumti parashkruhen nga gjykatat

  • 22 May 2018 - 20:55
Kelmendi:Lëndët e korrupsionit janë lëndët që më së shumti parashkruhen nga gjykatat

Analisti dhe publicisti Naim Kelmendi pohon se vetë fakti i parashkrimit të 20 mijë lëndëve të profileve të ndryshme, sigurisht me përmbajtje të veprave penale e potencialisht të krimeve të tjera, duke mos arritur që asnjëherë të gjykohen apo të zgjidhen nga drejtësia, tregon për dështimin e drejtësisë kosovare dhe gjendjen e kësaj drejtësie në të cilën është katandisur, në degradimin e saj. "Fatkeqësisht, lëndët e korrupsionit janë lëndët që më së shumti parashkruhen nga gjykatat,duke shpëtuar kështu edhe politikanët e korruptuar mafiozë, dhe kjo tregon anën tjetër të medaljes, atë të gjendjes mospërfillëse të drejtësisë kosovare në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit", vijoi më tutje ai. "Kjo neglizhencë e drejtësisë në Kosovë nënkupton faktin që kurdoherë bartësit e këtyre veprave të korrupsionit arrijnë që të mos dalin para drejtësisë dhe as të gjykohen e të dënohen nga ligji dhe drejtësia", tha Kelmendi për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)