ZEQA: GJYKATËSIT DHE PROKURORËT PARA SE TË VËNË "DREJTËSINË" KONSULTOHEN ME PRESIDENTIN

  • 24 May 2018 - 15:10
ZEQA: GJYKATËSIT DHE PROKURORËT PARA SE TË VËNË

 Analisti politik Florim Zeqa thotë se ka kohë që "Peshorja" për ndarjen e drejtësisë nuk ndodhet brenda sistemit të drejtësisë, ajo është e prangosur diku në dhomat e sigurisë së lartë në Qeveri, Presidencë apo Parlament!

"Në mungesë të "peshores" (pavarësisë së gjyqësorit), gjykatësit dhe prokurorët si çdoherë para se të vënë "drejtësinë" në vend janë të detyruar të konsultohen me presidentin, kryeministrin apo kryeparlamentarin.Kjo që ceka më sipër nuk është metaforë, por realitet i hidhur në Kosovë pas 17 shkurtit 2008.Ka më tepër se 10 vjet që Policia, Prokuroria dhe Gjyqësori janë dorëzuar para korrupsionit e krimit të organizuar të 'peshqve të mëdhenj', pushtetarëve të niveleve të larta në qeverisjen qendrore dhe atë komunale", u shpreh ai.

"Për 10 vjet rresht kemi pasur dështim total të shtetit ligjor, dështim në qeverisje të vendit dhe denigrim social e kulturor, pasi shumica absolute e policëve hetues, prokurorëve dhe gjyqtarëve të dëgjueshëm e të nënshtruar ndaj politikës brenda sistemit të degraduar të drejtësisë i kanë neglizhuar qëllimshëm lëndët e veprave të rënda kriminale, për shkak se nuk duan të futen në konflikt me qeveritarët e zyrtarët e tjerë të pushtetit të tej inkriminuar, si në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror.Ndodh pikërisht kështu për faktin se askush në Kosovë nuk e ka guximin të flasë me emra dhe mbiemra, se kush nga prokurorët dhe kush nga gjyqtarët e policët hetues po e sabotojnë betejën detyruese e ligjore 'antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar' në radhët e sistemit të drejtësisë, e aq më pak të flitet me emra e mbiemra për 'peshqit e mëdhenj' të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në vend", vlerësoi Zeqa

."Disa po mundohen të harrojnë se drejtësia, edhe pse nganjëherë fle, nuk vdes asnjëherë!", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)