Beka: Nuk po ka mundësi punësimi!

  • 26 May 2018 - 17:17
Beka: Nuk po ka mundësi punësimi!

 Nuha Beka thotë se nuk është punuar sa duhet për vend dhe se nuk ka mundësi përparimi.

"Pritjet që kemi pasur për zhvillim dhe përparim nuk janë përmbushur nga kjo kastë politike tash e 20 vjet. Unë së pari po nisem prej vetes, nuk jam në marrëdhënie pune, jam duke punuar privat edhe nuk po kemi çka të themi se është bërë apo po bëhet mirë. Jam lajmëruar në Entin e Punësimit, ku shkoj në çdo tre muaj dhe as që ka ndodhur ndonjëherë për të më thënë shko atje apo shko këtu e lajmërohu se ka një mundësi punësimi. Unë realisht nuk kam mundur t'i korrigjoj këta çka kanë bërë, sepse po më duhet të punoj, por realisht nëse e shohim gjendjen po shihet që për të mirën e popullatës jo nuk kanë bërë asgjë, e sa për institucione këta që janë po i shohim vetë. Unë për vete po e them pa asnjë pikë dyshimi se nuk jam aspak i kënaqur me këtë klasë politike dhe me atë që kanë bërë deri më tani sidomos për interesin e përgjithshëm dhe të mirën e qytetarëve, kanë bërë vetëm për vete", tha Nuha Beka për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)