BE'ja kërkon përforcimin e operacioneve kundër terrorizmit jashtë territorit të saj - Lajme - Kosova Sot
BE

BE'ja kërkon përforcimin e operacioneve kundër terrorizmit jashtë territorit të saj

Bashkimi Evropian kërkon të përforcojë manovrat e saj ushtarake të sigurisë jashtë territorit dhe të armatosë forcat e qeverive të angazhuara kundër grupeve terroriste në Afrikë dhe në kontinentet e tjera, njoftoi sot Komisioni Europian.

Ekzekutivi europian i ka paraqitur vendeve anëtare një seri projektesh për mbrojtjen dhe sigurinë të pajisur me financimin e nevojshëm gjatë sesionit plenar të Partlamentit Europian në Strasburg.

Shefja e diplomacisë, Federica Mogherini ka mbrojtur një mekanizëm të pajisur me 10,5 miliardë euro për periudhën 2021-2027 për të mundësuar bashkë-financimin europian të misioneve ushtarake të sigurisë dhe blerjes së pajisjeve dhe amrëve për forcat e vnedeve partnere të angazhuara në operacionet me Bashkimin Europian.

Misionet e sigurisë europiane i janë dedikuar deri tani vetëm formimit dhe stërvitjes së trupave të vendeve partnere.

 

(Kosova Sot)

22 orë e 23 minuta më parë
19/08/18