Shokohet gruaja nga Hajvalia, i hyjnë në shtëpi tre hajna në pikë të ditës

  • 18 June 2018 - 11:08
Shokohet gruaja nga Hajvalia, i hyjnë në shtëpi tre hajna në pikë të ditës

Gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e një gruaje nga Prishtina, persona të panjohur janë futur në shtëpi.

Rreth orës 17:20 dy meshkuj dhe një femër janë futur në shtëpinë e kësaj zonje. Por këta persona janë zbuluar nga ana e policisë. 

Ata janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë i policisë: 

Fshati Hajvali, Prishtinë 17.06.2018-17:20. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj është sulmuar dhe ngacmuar nga tre persona të dyshuar, dy meshkuj K/Shqiptarë dhe një femër K/Shqiptare. 

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot)