Salihu:Mafia e kontrollon tregun

  • 18 June 2018 - 13:19
Salihu:Mafia e kontrollon tregun
 Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Salihu, për gazetën "Kosova Sot", tha se fatkeqësisht për këtë situatë fajtorë janë njerëzit e pasur të këtij sektori të biznesit, që me importet e tyre të derivateve jocilësore po e shkatërrojnë ambientin."Kjo ngase në Kosovë importohen derivate shumë të dobë- ta, kryesisht nga Shqipëria", u shpreh ai."Pra, fajtorë për këtë gjendje në sektorin e importit të derivateve janë mafia e derivateve të naftës dhe thënë troç është krim i organizuar me derivate. Në shumicën e kompanive njerëzit nga politika e kanë hisen e vet të biznesit dhe kulaçit, sepse është krim i organizuar me derivate", potencoi Salihu. "E kemi këtë gjendje kaotike në treg, ku shumë pika të shitjes po ndodhin, të cilat veç cilësisë edhe nuk po japin sasinë e duhur në litër, të cilën e paguajnë konsumatorët. Kjo mund të ndërpritet vetëm po qe se mafia e derivateve goditet në krye. Ngase, neve si shoqëri, në saje të derivateve jocilësore, po na kushton me miliona euro humbje", ka shtuar ai. Sipas opozitarit Salihu, një nevojë tjetër është edhe imperative, që të ndërtohet Rafineria e Përpunimit të Derivateve të Naftës, sepse jemi vendi i vetëm në rajon pa rafineri të tillë. "Cilësinë e derivateve të naftës dhe importimin e derivateve duhet që ta kontrollojë dhe ta bëjë vetëm shteti, përkatësisht kompanitë shtetërore duhet që të bëjnë importimin e derivateve të naftës dhe më pas kjo sasi e importuar duhet që t'u shitet bizneseve private", ka vlerësuar ai.  

(Kosova Sot)