Spahiu:Derisa këta të jenë këtu, Kosova nuk mund të shohë ditë të mira

  • 18 June 2018 - 23:00
Spahiu:Derisa këta të jenë këtu, Kosova nuk mund të shohë ditë të mira

Qytetari Sabri Spahiu shpreson se vetëm duke ndëshkuar me votë këtë kastë politike krijohen kushtet edhe për reforma më të thella në shoqëri dhe institucione, duke ndryshuar rrënjësit skenën politike, por edhe mentalitetin qeverisës klientelist e të korruptuar. "Derisa kjo klasa politike, e cila është në pushtet, sidomos ata komandantët e luftës që janë në politikë, derisa këta të jenë këtu, Kosova nuk mund të shohë ditë të mira, sepse nuk besoj në ta. Besoj që vetëm kur të vjen ndonjë gjeneratë e re, e shkolluar jashtë, që nuk ka të bëjë fare me këtë gjeneratën e tanishme, vetëm atëherë besoj se do të ketë ndryshime pozitive, sepse tash për tash jo. Unë e them që këtë gjeneratë duhet patjetër ta ndëshkojmë me votë në zgjedhjet e ardhshme, kur të bëhen, duke i ndëshkuar në formë demokratike dhe jo në forma të tjera", tha Spahiu për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)