Bllokohet linja hekurudhore, një fëmijë në karrocë ishte lënë vetëm në vagon

  • 19 June 2018 - 09:58
Bllokohet linja hekurudhore, një fëmijë në karrocë ishte lënë vetëm në vagon

Mëngjesin e së hënës, treni zviceran IC 710 është dashur të evakuohet, pasi në bord është gjetur një foshnje në karrocë, e pashoqëruar nga askush.

Intercity 710 nga Zyrihu me destinacion për në Gjenevë, mëngjesin e së hënës ka dështuar. Arsyeja ishte, një fëmijë në një karrocë fëmijësh pa ndonjë shoqërues të rritur.

Treni ka qenë gati për t’u nisur në Stacionin Qendror të Cyrihut, kur nëpunësit e policisë së Transportit SBB, morën një informatë se një fëmijë është duke udhëtuar i vetëm, nga stacioni i trenit të Aeroportit të Zyrihut, shkruan “20 Minuten”.

Zëdhënësi i Hekurudhave zvicerane (SBB), Oli Dischoe, ka deklaruar se nëpunësit policorë kanë kontrolluar trenin në kërkim të karrocës me fëmijën. Kërkimi ndikoi që të vonohej nisja e trenit. Prandaj, udhëtarëve iu kërkua që të merrnin trenin e ardhshëm, shkruan më tej gazeta zvicerane.

Në ndërkohë, ushtarët që e kishin gjetur, e kanë sjellë karrocën në stacionin policor të Policisë Kantonale të Zyrihut, në stacionin kryesor. Policia ka arritur të kontaktojë nënën e foshnjës dhe ato janë ribashkuar.

(Kosova Sot)