Suksesi i papritur i një vajze të sëmurë nga epilepsia (Foto)

  • 19 June 2018 - 18:27
Suksesi i papritur i një vajze të sëmurë nga epilepsia (Foto)

MJEKËT I THANË SE DO TË MBETET ME TË META

Samantha Price, 30 vjeçe, nga Uellsi, ishte shqetësuar pasi mjekët i kishin thënë se vajza e saj, Mia Crowley, tani 8 vjeçe, vuan nga sindroma West - një formë e rrallë e epilepsisë - kur ajo kishte vetëm pak muaj pas lindjes.  

Image

Mia ka reaguar mirë ndaj mjekimit me barna

Asaj dhe të atit të Mia-s, Michael, 33 vjeç, mjekët iu kishin thënë se vajza me gjasë do të ishte me të meta dhe se sëmundja mund të bëjë që ajo të ketë vështirësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar. Por, përkundër këtyre parashikimeve të zymta, Mia ka reaguar shumë mirë ndaj mjekimit me barna, gjë që ka ndikuar që sëmundja e saj të vihet tërësisht nën kontroll. Edhe pse në këtë botë erdhi si një fëmijë i shëndetshëm, Mia filloi të kishte ngërçe të tërë trupit kur kishte vetëm pesë muaj. Ajo bëhej e mavitë dhe kjo gjë i frikësonte shumë prindërit e vajzës. Pas disa vizitave te mjeku, ajo u referua për të bërë disa analiza të trurit, të cilat treguan se ajo vuan nga sindroma "West", e cila karakterizohet nga ngërçet, valët jo normale të trurit, të quajtura hipsaritmia dhe, në shumë raste, me të meta mendore, transmeton "Kosova Sot Online".

Image

Terapia bëri mrekulli 

Mjekët iu kishin thënë se do ta provonin një terapi me ilaçe kundër epilepsisë dhe me steroide, por ata ua kishin bërë me dije prindërve, se kjo terapi nuk ka treguar ndonjë sukses të madh në praktikë. Mirëpo, në rastin e Mia-s, kjo terapi mund të thuhet se bëri mrekulli, meqë e vuri sëmundjen tërësisht nën kontroll. Kur vajza mbushi dy vjet, prindërit vërejtën se ajo bëhej e obsesionuar me gjëra, duke përsëritur fjalët nga filmat pandërprerë. Mjekët zbuluan se vajza vuan edhe nga autizmi, gjë që e vështirëson komunikimin e saj me të tjerët. Por, prindërit i thonë vajzës se autizmi nuk është e metë, por një superfuqi. Ajo bile ka marrë pjesë edhe në gara të bukurisë së fëmijëve, duke fituar disa herë titullin mis. 

Image

 

(Kosova Sot)