Vetura shkel fëmijën në Shajkovc të Podujevës

  • 19 June 2018 - 22:46
Vetura shkel fëmijën në Shajkovc të Podujevës

Një fëmijë është goditur nga një veturë në Shajkovc të Podujevës.

Sipas një lexuesi, ngasësi i veturës i cili ka shkaktuar aksidentin ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur ta kapin.

Në vendin e aksidentit ka dalë njësiti i trafikut i cili po merret me shikimin e vendit përderisa fëmija është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë.

 

(Kosova Sot)