Trump zmbrapset, do i mbajë familjet bashkë

  • 21 June 2018 - 12:08
Trump zmbrapset, do i mbajë familjet bashkë

Presioni i madh si brenda po ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç duket ka pasur efekt.

Kritikat nuk u ndalën dhe vetëm po rriteshin pas publikimit të disa videove ku shiheshin fëmijë duke qarë si dhe objektet të cilat ata janë duke u mbajtur në burgim.

Këtë të enjte në Kongres, do të tentohet të arrihet pajtim në mes të demokratëve dhe republikanëve rreth reformave të sistemit të imigrimit. “Nuk më pëlqen të shoh familjë të ndara” ka thënë Trump. 

Me dokumentin e nënshkruar nga Trump, fëmijët me prindërit e tyre të cilët nuk kanë dokumente valide për të qëndruar në SHBA do të qëndrojnë së bashku në qendrat e burgimit.

Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv për të ndalur ndarjen e fëmijëve imigrantë me prindërit e tyre është për të u përshëndetur, pasi që kjo politikë ka zgjuar kritika nga e gjithë bota.

(Kosova Sot)