BADALLAJ: DRENICAKU KËTË E BËN VETËM PËR INTERESA TË TIJ POLITIKE

  • 21 June 2018 - 14:17
BADALLAJ: DRENICAKU KËTË E BËN VETËM PËR INTERESA TË TIJ POLITIKE

Analisti Reshat Badallaj i tha gazetës se ai kaherë ka paralajmëruar dhe ka thënë se Kuvendi i Kosovës është kuvend sa për sy e faqe dhe krejtësisht i nënshtruar nga mafio-politika, se nuk ka asnjë rol mbikëqyrës funksional në institucionet e zgjedhura, as mbi Qeverinë dhe as mbi Presidencën.

"Është kuvend "rrugaçësh" dhe Kuvend i "pazareve" me plot banditë dhe gjysmanalfabetë që e kanë bërë si lama ku fshijnë gomarët dhe kuajt. Pra, nuk vendosin asgjë. Këtë e dirigjon mafia e nëntokës kriminale në krye me kapon e rrezikshëm që ka emrin Hashimi i Brojës. Sa e sa herë ky kuvend "matrapazësh" është shtyrë në mungesë të kuorumit", u shpreh ai."Arkitekti i kësaj zeznaje është Hashimi i Brojës, që tani injoron si të mos ishte. Drenicaku kokëbosh këtë e bën vetëm për interesa të tija politike, që kinse t´i shpëtojë Gjykatës Speciale, duke harruar se ky akuzohet nga Dick Marty i Parlamentit Evropian e jo nga këta argatë të sistemit të kalbur gjyqësor në Kosovë. Ky matrapaz nuk interesohet fare se sa humb Kosova me bisedimet e tija tinëzare dhe me premtimet që i ka dhënë Vuçiqit nëpër hotelet e natës në qytetet e Evropës", tha Badallajt për "Kosova Sot".

Ai shton se në këtë rast nuk po dëgjohet zëri i opozitës, pasi ajo realisht ka vdekur.

(Kosova Sot)