Vërshimet në Prishtinë, Abrashi akuzon Ahmetin për keqmenaxhim, papërgjegjësi e korrupsion!

  • 21 June 2018 - 20:45
Vërshimet në Prishtinë, Abrashi akuzon Ahmetin për keqmenaxhim, papërgjegjësi e korrupsion!

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi, ka akuzuar qeverinë aktuale të kësaj komune për keqmenaxhim, papërgjegjësi e korrupsion pas bllokadës të shaktuar në kryeqytet si rezultat i vërshimeve atmosferike.

Abrashi, akuzon drejtuesit e komunës së nuk i kanë mirëmbajtur që 4 vite rrugët që sot u bllokuan si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

“Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor. Problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim”, ka thënë ai përmes një reagimi të bërë publik në rrjetin shoqëror “Facebook”.

 

Ndryshe, ky është mandati i dytë që Shpend Ahmeti drejton kryeqytetin e Prishtinës.

Reagimi i plotë:

 

Image

 

 

(Kosova Sot)