Grapci:Shqipëria më nuk do të ketë vizitorë nga Kosova

  • 21 June 2018 - 21:09
Grapci:Shqipëria më nuk do të ketë vizitorë nga Kosova
"Shpresoj që Shqipëria të ndryshojë mendjen dhe ta fusë edhe Kosovën në këtë ndërtim të rrjetit hekurudhor, se ndryshe fluksi i kosovarëve, të cilët po shkojnë në Shqipëri, jo vetëm për pushime, por edhe për biznes etj., do të ndalet, duke ndryshuar destinacionin për në Mal të Zi ose në Maqedoni e gjetiu", u shpreh Dardan Grapci për "Kosova Sot"

 Dardan Grapci, që për gazetën "Kosova Sot" tha se kryeministri Edi Rama po ndjek politikë kundër Kosovës."Bashkimi Evropian para 2-3 vjetësh e ka bërë një projekt dhe hekurudha që e lidh Evropën me Greqinë duhet të kalojë edhe nëpër Kosovë dhe nga Kosova në vende të tjera. Ndaj nëse me të vërtetë Shqipëria e anashkalon Kosovën nga ky projekt, e them lirisht që Shqipëria më nuk do të ketë vizitorë nga Kosova, për shkak se nëse Shqipëria nuk e rregullon këtë çështje, atëherë jam i bindur që Mali i Zi do ta rregullojë një projekt Kosovë- Mal i Zi, për një linjë të re hekurudhore, duke e lidhur Kosovën me Malin e Zi", vlerësoi ai. 

(Kosova Sot)