Zhduket në mënyrë të mistershme shqiptarja, nënë e dy vajzave të vogla

  • 21 June 2018 - 21:16
Zhduket në mënyrë të mistershme shqiptarja, nënë e dy vajzave të vogla

Prej 10 ditësh një grua shqiptare është zhdukur në mënyrë misterioze në Marina di Massa të Italisë.

Fjala është për një grua 35 vjeçare e identifikuar si Marjana Marku, nënë e dy vajzave të vogla.

Rasti në fjalë madje është denoncuar dhe në emisionin italian “Chi l’ha Visto?” (Kush e ka parë?), që transmetohet në kanalin televiziv RAI 3.

Fotoja është bërë publike tashmë nga policia. Marjana është kjo grua që shihni në foton e mëposhtme dhe nëse keni dijeni për vendndodhjen e saj njoftoni policinë.
 

Image

 


(Kosova Sot)